Ibërlepenci shpallë vende të lira pune për profesionistë

Ibërlepenci ka shpallur 5 vende të lira pune për profesionistë
Menaxher i Zyrës së Prokurimit – (Numri i kryerësve 1)
Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
Në konsultim me të gjitha departamentet e ndërmarrjes përgatitë planin vjetor të prokurimit;
Siguron që mallrat, shërbimet dhe punët blihen në mënyrë më ekonomike, efikase dhe efektive;
Përgatitë, koordinon dhe zbaton planin vjetor të kompanisë në fushën e prokurimit publik në pajtim me legjislacionin në fuqi;
Për aq sa mundet, siguron që në specifikimet teknike nuk ka kufizime në konkurrencë;
Këshillon njësitë kërkuese, për metoda dhe praktika përkatëse të prokurimit;
Në bashkëpunim me Udhëheqësit e njësive kërkuese, koordinon të gjitha dokumentet, specifikimet, TeR, Paramasat dhe Parallogaritë dhe vizatimet;
Organizon dhe menaxhon aktivitetet e prokurimit;
Rekomandon përbërjen e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Tenderëve;
Participon në negocime të tenderëve dhe siguron rezultate të drejta;
Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, shqyrton propozimin për kontratë të rekomanduar nga komisioni vlerësues;
Pranon/refuzon rekomandimin e propozuar;
Nënshkruan kontratat pas rikonfirmimit që informatat financiare nuk kanë ndryshuar substancialisht;
Kur ndodhin mosmarrëveshje, dëme në mallra, dorëzime të tepërta ose të mangëta, dështim në performim ose komplikime tjera relevante, ruan të gjitha komunikimet dhe dëshmitë relevante të pranuara;
Përcjellë dështimet e kontraktorëve të cilët kanë dështuar të përmbushin obligimet e tyre kontraktuale kurdo që informohen nga Menaxheri i Kontratës në lidhje me kompensimet e duhura, likuidimin e dëmeve dhe aranzhimin e anulimit të kontratës;
Përgatitë raportin vjetor për kontratat e nënshkruara në fund të secilit vit fiskal.
Për punën e vetë i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv.
Aftësitë dhe kualifikimet:
Edukim universitar në Ekonomik, Juridik dhe fushat relevante;
3 vjet përvojë pune profesionale;
Të posedoj certifikatën themelore profesionale ose të avansuar të prokurimit;
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (AutoCad, Ëord, Excel, Poëer Point, Access, Internetit);
Njohje të gjuhës e Angleze.
Shef i Shërbimit të burimeve njerëzore – (Numri i kryerësve 1)
Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
Zhvillon dhe zbaton strategjitë dhe iniciativat e BNj në përputhshmëri me strategjinë e përgjithshme të ndërmarrjes;
Menaxhon procesin e rekrutimit dhe punësimit;
Mbështet nevojat aktuale dhe të ardhshme të ndërmarrjes përmes zhvillimit, angazhimit, motivimit dhe ruajtjes së kapitalit njerëzor;
Zhvillon dhe monitoron strategjitë, sistemet, taktikat dhe procedurat e përgjithshme të BNj në gjithë organizatën;
Kujdeset për një mjedis pozitiv të punës;
Mbikëqyrë dhe menaxhon një sistem vlerësimi të performancës që nxit performancë të lartë
Vlerëson nevojat për trajnim për të zbatuar dhe monitoruar programet e trajnimit;
Siguron përputhshmërinë ligjore në menaxhimin e burimeve njerëzore;
Menaxhon procedurat disiplinore dhe të ndërprerjes së punës;
Udhëheqja e zyrës së burimeve njerëzore.
Për punën e tij i përgjigjet Drejtorit të Departamentit
Aftësitë dhe kualifikimet:
Edukimi universitar në Juridik ose shkenca shoqërore.
Eksperiencë në punë të paktën tri (3) vite;
Njohuri për sistemet dhe bazat e të dhënave të BNj;
Njohuri mbi ligjin e punës dhe praktikat më të mira të BNj;
Njohuri në përdorimin teknologjise se informacionit;
Shef i shërbimit të IT-së – (Numri i kryerësve 1)
Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
Menaxhimin e Zyrës;
Menaxhimin mbi sistemet e TI-së;
Menaxhimin mbi sigurinë për të gjitha aspektet e rrezikut që rrjedhin nga sistemet e TI-së;
Menaxhimin e proceseve që kanë të bëjnë me të gjitha aplikacionet në ndërmarrje, të jashtme dhe të krijuara brenda ndërmarrjes;
Menaxhimin mbi te drejtat dhe përgjegjësit e çdo përdoruesi në sistemet brenda ndërmarrjes;
Menaxhimin nga rreziqet e brendshme dhe të jashtme në lidhje me sistemet e TI-së dhe lidhshmërinë me sistemet tjera;
Menaxhimin e të gjitha proceseve që kanë të bëjnë me licensimin dhe marrjen e licencave për çdo aplikacion te përdorur në ndërmarje;
Zbatimin e te gjitha standardeve të TI-së, ligjeve dhe rregulloreve në fushën e TI-së;
Organizimin e sisitemit për mbrojtjen e të dhënave personalë sipas ligjeve në fuqi;
Ofron shërbime dhe përkrahje për të gjithë shfrytëzuesit e sistemeve dhe pajisjeve të TI-së;
Dizajnon, implementon, administron dhe mirëmbanë rrjetet kompjuterike në kuadër të ndërmarrjes, duke përfshirë komunikimin e brendshëm, atë të jashtëm si dhe shërbimet e internetit;
Ndërton, zhvillon dhe mirëmban infrastrukturen harduerike të servereve, sistemeve operative dhe aplikacioneve tjera në ndërmarrje;
Ndërton, zhvillon dhe mirëmbanë bazën e të dhënave për të gjitha sistemet softuerike në kuadër të ndërmarrjes.
Kryen edhe pune tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Për punën e tij i përgjigjet Drejtorit të Departamentit.
Aftësitë dhe kualifikimet:
Edukimi universitar ne Shkencave Kompjuterike, Inxhinieri Elektrike dhe Kompjuterike;
Minimum 3 vite përvojë punë menaxheriale
Njohje të thellë të fushës së teknologjisë informative;
Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
Njohje të gjuhës angleze.
Shef i Shërbimit për Planifikim dhe Monitorim të projekteve – (Numri i kryerësve 1)
Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
Shefi i Sherbimit për planifikim dhe monitorim të projekteve,duhet të sigurojë menaxhimin e përshtatshëm të sektorit në pajtim me kërkesat ligjore dhe praktikat më të mira profesionale;
Propozon per aprovim te drejtori Planin detal për planifikim dhe monitorim te projektev dhe stafit te sherbimit per kete qellim.
Shefi i Sherbimit për planifikim dhe monitorim të projekteve brenda punës së tij bashkë me stafin zhvillon,planifikimin, monitorimin inspektimin për mirëmbajtje të duhur të infrastrukturës së kanaleve të furnizimit me ujë, të infrastrukturës së rrjetit elektrik,gjeneratorëve dhe digave ne baza vjetore, tremujore dhe mujore;
Planifikon, organizon dhe mbikëqyr kryerjen e detyrave të punës nga stafi, në mënyrë që sektori të operojë me performancë të duhur;
Sigurojë që numri i punëtorëve, niveli i pajisjeve dhe sistemeve janë adekuate për të përmbush funksionet e Sherbimit për planifikim dhe monitorim të projekteve të Objekteve dhe Infrastrukturës së IL.
Sigurojë që punëtorët janë kualifikuar përshtatshëm dhe të trajnuar, mirëmbajë një pasqyrë të nevojave të trajnimeve dhe sipas nevojës propozoj që të organizoj trajnime në bashkëpunim me Drejtorin e Departmentit dhe Zyrën e Burimeve Njerëzore;
Sigurojë që të vendosen aranzhmane efektive për bashkëveprimin operativ me njësitë tjera brenda Drejtorisë;
Mban evidencë për lëndët që i pranon, i përfundon ato dhe i dorëzon për arkivim;
Parasheh kostot e përafërta të projekteve të planifikuara;
Propozon planin për aprovim tek Drejtori, për Vlerësimin e performancës së strukturave (pas ndërtimit)
Bashkë me stafin, pas ndërtimit te strukturave kujdeset dhe siguron kërkesat e performancës së kompletuar si ka qenë e paraparë, matjet e nevojshme si dhe evaulimi i përformancës së projektit.
Kontribuojë në aktivitet e politikave dhe vendim marrjes të ekipit menaxhues të Drejtorisë.
Kryej detyra të tjera, të cilat kërkohen nga Drejtori i Departamentit, për funksionimin efektiv të Drejtorisë dhe ndërmarrjes;
Për punën e tij/saj i përgjigjet Drejtorit të Departamentit për Planifikim dhe Zhvillim.
Aftësitë dhe kualifikimet:
Edukimi universitar në Inxhinieri të Ndertimit drejtimi Konstruktiv/Hidro, Fakulteti i Arkitekturës;
Së paku 5 vjet përvojë ne lëminë e infrastrukturës pas diplomimit.
Njohje të mirë të industrisë – infrastrukturës së shërbimeve publike në nivel lokal dhe rajonal.
Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (AutoCad, Ëord, Excel, Poëer Point, Access, Internetit);
Njohje të gjuhës e Angleze.
Përkthyes/e – (Numri i kryerësve 1)
Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
Kryen përkthimet e drejtpërdrejta dhe të materialeve të shkruara në gjuhët angleze shqipe dhe serbe;
Harton tekste në gjuhët e përmendura më lartë;
Është përgjegjës për saktësinë e përkthimeve si të drejtpërdrejta, ashtu edhe të materialeve të shkruara;
Kryen shumëzimin e materialeve;
Kryen edhe punë tjera, të kërkuara nga eprori, të cilat i përgjigjen përgatitjes së tij profesionale dhe aftësive të fituara me punë, të cilat kanë të bëjnë me natyrën e punëve të këtij vendi të punës;
Për punën e vet i raporton dhe përgjigjet Shefit të Shërbimit.
Aftësitë dhe kualifikimet:
Edukimi Universitar në shkenca shoqërore, fakulteti Filologjikë
Njohja e gjuhëve shqipe, serbe dhe angleze (në të folur dhe në të shkruar);
Njohja e programeve kompjuterike;
Përvojë pune se paku 2 (dy) vite.
Kërkesës për pozitat e kërkuara t’i bashkëngjitet:
Aplikacioni / Kërkesa për punësim
CV;
Diploma e noterizuar;
Vërtetimin e përvojës së punës:
Certifikata që nuk është nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj;
Fotokopja e letër njoftimit;