15:53 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ibishi: Gazin e hedhur Kurti e ka shtyrë drejt deputetëve të LDK-së

Ish deputeti i LDK-së Nuredin Ibishi ka përfunduar dëshminë e tij kundër deputetëve të VV-së Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi, të cilët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës.

Ibishi tha se seancat janë penguar nga opozita në mënyra të ndryshme deri me hedhjen e gazit lotsjellës nga deputeti Albin Kurti.

Ibishi shtoi se edhe në seancat tjera është hedhur gaz lotsjellës por nuk ka mundur ta specifikoj se kush ka hedhur, por sipas tij shumica e opozitës kanë hedhur gaz.

Ai shtoi se përdorimi i gazit ka penguar në mbarëvajtjen e seancave. I akuzuari Albin Kurti ka pyetur Ibishin nëse ai ka qëndruar tërë kohën afër tymit. Ndërsa Ibishi ka shpjeguar se pasi ka ndezur gazin lotsjellës Kurti ka shtyrë gazin kah grupi parlamentar i LDK-së.

Kurti po ashtu ka pyetur se ku e bazoni përkufizimin si armë hedhjen e gazit. Por Ibishi ka shpjeguar se si ndizet një gaz lotsjellës.