75 Mall Live Search
08:30 / E Diele, 23 Prill 2023 / k.v

Ibishi: Komuniteti serb është në kërcënim të vazhdueshëm nga Lista Serbe

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se komuniteti serb në veri të vendit është në kërcënim të  vazhdueshëm nga Lista Serbe.

Në edicionin special informativ të RTV Dukagjini në ditën e zgjedhjeve në veri, Ibishi ka thënë se vërehet dukshëm presioni i Serbisë në këto zgjedhje.

“Shihet një presion i vazhdueshëm i Beogradit në krye me Vuçiqin i cili bën presion edhe, jo vetëm presion po edhe kërcënime duke i arrestuar, duke i sulmuar qytetarët që një njëfar forme po paraqiten besnik ndaj institucioneve të Kosovës edhe normal, edhe ato çka i papariu djegia e automjeteve të tjera…”, ka deklaruar Ibishi gjersa ka theksuar se “Mendoj që komuniteti serb në veriun e Kosovës është në presion dhe kërcënim të vazhdueshëm nga Lista Srpska”.

Nga ana tjetër, Ibishi vlerëson se zgjedhjet kanë filluar qetë ndonëse mendon se një numër i vogël i qytetarëve do të votojnë.