75 Mall Live Search
16:43 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Ibra me gol në çdo debutim (Video)

Zlatan Ibrahimovic bëri debutimin e ëndrrave në MLS me LA Galaxy duke shënuar dy gola në fitoren 4-3 të skuadrës së tij të re.

Ky njëherit ishte kompeticioni i dhjetë ku suedezi ka debutuar me gol.

Ai shënoi gol gjithmonë në debutim që nga transferimi nga Ajxi te Juventus.

Ibrahimovic ka qenë realizator në ndeshjen e tij të parë në Ligën e Kampionëve, UEFA Cup (Europa Ligë), Serie A, Copa del Rey, La Liga, Ligue 1, Coupe de France, Fa Cup, Premierligë dhe së fundi në Ligën e parë Amerikane. /IndeksOnline/