Ibra: Messi dhe ky futbollist i United do të bëjnë dallimin në fushë
Zlatan Ibrahimovic mendon se Paul Pogba mund të bëjë ndryshimin në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Suedezi i cili ka qenë pjesë e të dy skuadrave gjatë karrierës së tij është në dyshim se cila skuadër do të fitoj, por është i bindur se Pogba do të shkëlqej.
Ai përveç Messit beson se edhe francezi do të bëjë diferencën.
“Unë mendoj se do të jetë një lojë shumë interesante, dy ekipe të mëdha, dy klube të mëdha që luajnë kundër njëri-tjetrit“, tha Ibrahimoviç për faqen zyrtare të Barcelonës.
“Natyrisht, Messi bën dallimin në çdo ndeshje që ai luan, nuk është sekret. Unë mendoj për United, ju keni Pogban duke bërë dallimin atje“.
“Do të jetë më shumë një betejë mes Messit dhe Pogba, edhe nëse është një sport kolektiv“.
“Unë mendoj se në këto lojëra është e gjitha për ekipet, jo për një lojtar individual, por këta janë lojtarët që bëjnë diferencën, kështu që do të jetë interesante“, përfundoi Ibra. /IndeksOnline/