75 Mall Live Search
17:08 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Ibra në top formë, dhuron spektakel në Miami

Ndërkohë që Milani përgatitet për sfidën me Sassuolon, e planifikuar për më 30 dhjetor, pjesëtari më i ri i stafit drejtues të kuqezinjve, Zlatan Ibrahimovic ka zgjedhur të fluturojë drejt Miamit për të kaluar disa ditë në plazh.

Ish-sulmuesi ka postuar një video, ku provon reflekset me një roveshiatë spektakolare në rërë, teksa ashtu si ndaj Monzës, sërish nuk do të jetë pranë ekipit.

Ndonëse përballja me Sassuolon do të vendosë jo pak sa i përket të ardhmes së trajnerit Stefano Pioli, Ibra duket se nuk e ka parë të arsyeshme të qëndrojë pranë skuadrës dhe të provojë të motivojë atë.

Me eliminimin nga Championsi dhe 11 pikë më pak se Interi në kampionat, sfida ndaj Sassuolos merr një rëndësi të veçantë për Stefano Piolin, pasi në rast të një tjetër disfate, atëherë ai mund të shkarkohet.

Ndërkohë në median italiane kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e pasuesve të mundshëm të Piolit, me Antonio Conten që shihet edhe si dëshira më e madhe e kuqezinjve.