75 Mall Live Search
21:28 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Ibrahim Dresevicit i rritet vlera në tregun e transferimeve

Futbollisti kosovar, Ibrahim Dresevic i cili aktualisht luan te skuadra franceze SC Heerenveen, kohëve të fundit po shënon shumë e më shumë suksese në karrierë.

Së fundmi atij i është rritur vlera sipas transfermarkt, ku nga 1 milionë euro ai tani kushton 1.50 milionë euro, shkruan IndeksOnline.

Vlera e tij ka shënuar shumëfish rritje që nga viti 2016, vit ky në të cilin kushtonte 75 mijë euro.

Dresevic në vitin 2019 kaloi nga skuadra suedeze Elfborg te skuadra e Heerenveen./IndeksOnline/.