75 Mall Live Search
18:16 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / Blerim

Ibrahim Makolli: Diaspora, shtylla kryesore e investimeve në Kosovë

Kandidati për deputet në listën e LDK-së, Ibrahim Makolli në debat zgjedhor ka diskutuar për programin ekonomik të #LDKAKR, duke u përqendruar në rolin e diasporës, si shtylla kryesore në investime.

“Në qeverisjen tonë, njëra prej shtyllave kryesore të investimeve në Kosovë do të jetë diaspora, e cila në vazhdimësi ka treguar interesim për të investuar në vendin e origjinës. Sipas të dhënave që kam afër 80% e bizneseve  ë Kosovë janë si rezultat i investimeve nga diaspora.”

Potenciali dhe interesimi që ekziston nga diaspora për të investuar, në qeverisjen tonë do të përcillet edhe me avancimin e kushteve për investim, shtoi Makolli.

“Ne parashohim që në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, udhëheqësi i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Botë, të jetë këshilltar i Kryeministrit.” përfundoi Makolli.

Ibrahim Makolli, ish-ministër i Diasporës, në këto zgjedhje garon për deputet me numër 34, në listën e LDK-së.