Ibrahim Rugova ishte zyrtari i parë i Kosovës që ishte pritur nga kancelari gjerman, në vitin 1998
Sot në Berlin, kancelarja gjermane, Angela Merkel priti kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Por, për herë të parë Gjermania kishte pritur udhëheqësin politik të shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova, në vitin 1998 kur gjendja në Kosovë ishte rënduar së tepërmi.
Ishte ish-kanclari Helmut Kohl, që kishte pritur në zyrën e tij presidentin Ibrahim Rugova në Bon.
Presidenti Ibrahim Rugova kishte kërkuar nga kanclari Helmut Kohl, që Gjermania ta mbështes Pavarsinë e Kosovës

Kancelari Helmut Kohl pret në në zyrën e tij në Bon udhëheqësin politik të shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova,1998