75 Mall Live Search
15:41 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / OSH

“Ibrahim Rugova” kthehet në Istog, pritet e nderohet nga njerëzit e ndjekur nga ligji

Busti i presidentit historik, Ibrahim Rugova po zë vend në Istog. Pas shumë përpjekjeve, akuzave për keqpërdorime, vonesave në ndërtim dhe tendereve familjare, busti i ish-presidentit është më në fund në qytetin e tij të lindjes.

Për ta vënë në këmbë këtë bust të njeriut që bartë histori e lavdi në vete kishin dalur njerëz të ndjekur nga ligji.

Një nga ta edhe kryetari i Istogut, Haki Rugova i cili së fundi kaloi një vikend në burg pas dyshimeve dhe akuzave për keqpërdorime në detyrë.

Rugova kishte probleme me ligjin edhe në të kaluarën ngase i ishte ngritur aktakuzë për veprën penale konflikt i interesit ngase i kishte dhënë tender vëllaut të tij, Gani Rugovës në vlerë 300 mijë euro./Indeksonline/