75 Mall Live Search
18:32 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ibrahimaj: Ushtria Çlirimtare e Kosovës, shembulli më i mirë se si luftohet për liri

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, përmes një shkrimi në facebook ka shkruar për misionin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë që sot 20 vite më parë përfunduan misionin e shenjtë.

Ja postimi i plotë:

20 vite më parë përfunduan misionin e shenjtë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, demobilizimi i saj hapi nje etapë të re për Ushtrinë Çlirimtare nga një ushtri vullnetare që misioni i saj ishte çlirimi në një ushtri të organizuar në mënyrë institucionale ku misioni i saj ishte siguria e vendit, ruajtja e paqes dhe lirisë së fituar.


Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori mbi supe një mision të shenjtë që ishte ëndërr për çdo shqiptar ndër breza, mision ky i filluar dekada e shekuj më parë por që mbetej vetëm përpjekje për liri e pavarësi, këtë përpjekje e ëndërr të shqiptarëve UÇK-ja e bëri realitet bashkë me ndihmën e forcave ushtarake të NATO-s me 24 mars 1999, datë kjo kur filluan bombardimet kundër forcave paramilitare serbe.


Falë luftës së pastër e të shenjtë të UÇK-së, gjakut të mijëra ushtarëve të plagosur, mijëra dëshmorëve Kosova shpalli pavarsinë e saj 11 vite më parë, filloi të realizoj ëndërren e gjithë atyre që sakrifikuan për këtë ditë.
Kjo ushtri ka vlera të mëdha dhe pa mohueshme për shqiptarët kudo që janë e në veçanti shtetin e Kosovës.


Fundi i shekullit 20 është shembulli më i mirë se si luftohet për liri, shembulli më i mirë është Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Lavdi dëshmorëve, respekt dhe përulje para invalindëve dhe luftetarëve, respekt për gjithë ata qe përkrahën dhe ndihmuan UÇK-në dhe çlirimin e vendit.