Ibrahimi: Marrëveshja për energjinë hap drejt arritjes së marrëveshjes me Serbinë!

Analisti politik, Ilir Ibrahimi ka deklaruar se marrëveshja për energjinë duhet të shihet si hap i parë drejt arritjes së marrëveshjes me Serbinë.
Sipas tij, kritika se çfarë ka thënë Kurti në të kaluarën, edhe pse valide, nuk duhet ta ndalin qeverinë që të arrijë edhe marrëveshje tjera.
“Status Quo është interes i Rusisë. Marrëveshja finale duhet të jetë qëllimi parësor i qeverisë”, u shpreh ai. /Indeksonline/