22:43 / E Enjte, 02 Qershor 2022 / OSH

Ibrahimi: Tash për tash Beogradi nuk ka presion për dialogun

Opinionisti Ilir Ibrahimi ka thënë se për një periudhë të gjatë kohore Kosova nuk është treguar partnere e duhur me bashkësinë ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje me Serbinë.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka theksuar se Kosova është duke u menaxhuar si të ishte një “Banana Republic”, që i bie republikë e vogël që është e varur nga shtetet më të mëdha.

Ibrahimi ka shtuar se tani presion për dialog nga ndërkombëtarët është duke iu bërë Kosovës dhe jo Serbisë.

“Kosova duhet të jetë proaktive të shkojë te miqtë që u ka dërguar letra shumë të qarta se marrëveshja përfundimtare duhet të qojë në njohje reciproke, pra që është Ëashingtoni. Kryeministri duhet të shkojë tek këta miq që kanë hise dhe e kanë bërë këtë shtet, dhe të jetë ai kryeministër që do ta përfundojë dialogun, unë lideri që do ta përfundojë dialogun, ky është hapi që po mungon në Kosovë, hapa të guximshëm të cilët në partneritet me ShBA-të të vijnë tek arritja e një marrëveshjeje”.

“Sepse nëse e kanë amerikanët këtë vendosshmëri nga lidershipi kosovar atëherë presioni do të shkojë në Beograd, Serbia nuk ka tani presion për dialogun, presioni është duke ju bërë për të vendosur sanksione Rusisë. Dhe nëse vendos Serbia sanksione ndaj Rusisë, ju siguroj se presioni ndaj Serbisë do të jetë nonekzistent”,ka thënë Ibrahimi,