75 Mall Live Search
14:49 / E Enjte, 08 Prill 2021 / Blerim

Ibrahimoviç aktor filmash, do të luaj rolin e një romaku

Sulmuesi i njohur, Zlatan Ibrahimoviç do të luaj një rol në filimin ‘Asterix dhe Obelix: Perandoria e Mesme’.

Guillaume Canet si regjisor dhe aktor në rolin kryesor zbuloi disa aktorë që do të marrin pjesë në këtë film dhe në mesin e tyre shihet edhe emri i Zlatan Ibrahimoviç, shkruan IndeksOnline

Sulmuesi suedez pritet që të marrë përsipër karakterin e luajtur dikur nga Jean-Paul Rouve në Misionin mitik ‘Cleopatra (2002).

Kujtojmë që Ibra nuk është futbollisti i vetëm që luan në filma. Më parë ka luajtur edhe Zinedine Zidane dhe Neymar – ky i fundit në filmin e njohur ‘La Casa de Papel’./IndeksOnline/