Ibrahimoviqi, befason të gjithë me skuadrën dhe pozicionin e ri
Zlatan Ibrahimoviqi ka konfirmuar lëvizjen e tij të radhës në futboll. Superylli suedez është bërë bashkëpronar te skuadra e njohur suedeze, Hammarby.
38- vjeçari u largua nga La Galaxy pak javë më parë pas dy vjetësh të suksesshme të kaluara në MLS ku kishte realizuar 53 gola në 58 ndeshje, shkruan Indeksonline.
“Është absolutisht emocionuese dhe argëtuese për mua. Jam bashkëpronar te Hamarby dhe do ta shijoj këtë rol”, ka thënë Ibra.
Nuk dihet nëse ky vendim do të ndikojë edhe në të ardhmen e tij si futbollist pasi që Ibra kishte njoftuar se do të vazhdojë karrierën dhe se është në kërkim të një skuadre të re./Indeksonline/