75 Mall Live Search
17:16 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ibrahimovic: Covidi ka bërë keq, më ka sfiduar mua

Pas njoftimit se Zlatan Ibrahimovic ka rezultuar pozitiv me Covid-19, për këtë ka reaguar edhe vet sulmuesi suedez.

Sulmuesi i Milanit u testua dje edhe sot para ndeshjes me Bodo/Glimt në Evropa Ligë dhe testi doli të ishte pozitiv për të, shkruan IndeksOnline

Por, kjo nuk e ka shqetësuar fare, Ibrahimovicin, madje ai ka reagur rreth kësaj teme edhe në rrjetin social “Twitter”, ku tha se Covidi ka bërë keq që është takuar me të.

”Unë rezultova negativ për Covid dje dhe pozitiv sot. Pa asnjë simptomë. Covid kishte guximin të më sfidonte. Ide e keqe”, shkroi ai.