Ibrahimovic: Dua që ta rikthej Milanin atje ku duhet të jetë

Zlatan Ibrahimovic ka rënë dakord me klubin e Milanit që ta vazhdojë kontratën e tij edhe për një vit.
38-vjeçari ka rënë dakord për një marrëveshje njëvjeçare me vlerë shtatë milionë euro, shkruan IndeksOnline.
Suedezi deri tani nuk ishte i bindur të vazhdonte, por ai tashmë ka vendosur përfunimisht që edhe për një vit të jetë futbollisit i skuadrës italiane.
“Doja të kthehesha në shtëpi. Tani ne mund të fillojmë të punojmë për të sjellë rezultate edhe më të mira”, ka thënë Ibrahimovic për faqen zyrtare të Milanit në Facebook.
“Siç kam thënë gjithmonë, unë nuk jam këtu për të qenë një maskotë, por për të sjellë rezultate, për ta rikthyer Milanin atje ku duhet të jetë. Kishim gjashtë muaj të shkëlqyeshëm, por ende nuk kemi fituar asgjë”.
“Tani kemi shansin të punojmë që në fillim dhe të bëjmë sakrifica për të arritur objektivat tona. Ndihem në gjendje të mirë. Shpresoj të shoh së shpejti tifozët në stadium, pasi ekipi ka nevojë për mbështetësit e tij dhe ne duam t’i bëjmë ata të kërcejnë. Forza Milan, gjithmonë”, përfundoi suedezi.