Ibrahimovic e kapi për fyti, tani “detyrohen” të luajnë në të njëjten skuadër, flet futbollisti

Simon Kjaer dhe Ibrahimovic kishin pasur një mosmarrëveshje kohë më parë, kurse tani ata janë të “detyruar” që të luajnë në të njëjtën skuadër.
Kjo pasi që klubi italian, Milani i transferoi të dy futbollistët në skuadër.
Por tani duket se çdo gjë ka ndryshuar, kjo pasi që Kjaer është i bindur se nuk ka më grindje me Ibrahimovic.
“Jam përballur me të shumë herë gjatë karrierës time. Ne kemi pasur betejat tona në fushë, por nuk ka asnjë problem midis nesh” është deklaruar futbollisti.
Po ashtu ai vazhdoi duke thënë se qëllimi i tyre është ngritja e Milanit, “Ne kemi të njëjtin qëllim, t’i japim një dorë Milanit dhe t’i ngremë sa më lart. Karriera e tij flet vetë, është kënaqësi për të gjithë që është këtu“, përfundoi Kjaer./Indeksonline/.