Ibrahimoviqi e ndryshon numrin e fanellës: “Jam vetëm duke u nxehur”

Super ylli i AC Milanit, Zlatan Ibrahimoviq ka prezantuar numrin të fanellës që do ta mbajë në sezonin e ri.
Ibra ka zgjedhur numrin 11 e jo 9 siç pritej, transmeton Indeksonline.
“Siç ju kam thënë, unë jam vetëm duke u nxehur”, ka shkruar Ibra në rrjetet sociale pasi tregoi numrin e ri të fanellës.
Ibrahimoviqi erdhi te Milani në gjysmë të sezonit dhe arriti që të ketë një impakt të menjëhershëm në ekipin “Kuq e zi”./Indeksonline/