Ibrahimoviç e pranon çmimin ‘Tapiri i Artë’: Ishim të dobët ndaj Interit

Zlatan Ibrahimoviç e ka pranuar çmimin ‘Tapiri i Artë’ që u jepet atyre që kanë pasur paraqitje të dobëta.
Gazetari i famshëm, Valerio Stafeli e takoi në qytet sulmuesin suedez dhe ia dhuroi këtë çmim, shkruan IndeksOnline.
Pas një interviste të shkurtër, Ibra e pranoi se kishte paraqitje të dobët ndaj Interit, në humbjen 0 me 3 në Serie A.
“Ishte e vështirë të dielën. Kishim shumë gabime, por do të kthehemi. Unë po e marr tapirin me vete, ndoshta kjo më sjellë fat”, ka thënë Ibra.
/IndeksOnline/