75 Mall Live Search
13:42 / E Hënë, 13 Prill 2020 / indeksADMonline

Ibrahimovic fillon stërvitjet, por jo me Milanin

Zllatan Ibrahimovic ka filluar stërvitjet në këtë kohë ku shumica e futbollistëve që luajnë në Itali janë të izoluar.

Suedezi i është bashkuar skuadrës ku është aksioner, Hammarby për të zhvilluar stërvitje, shkruan Indeksonline.

Sulmuesi i Milanit ka shfrytëzuar rastin të bashkohet me skuadrën e tij pasi që Suedia nuk është e mbyllur si pjesa tjetër e Evropës.

Ibrahimovic nuk dihet nëse do të vazhdoj të qëndroj në Milan pas përfundimit të sezonit. /IndeksOnline/