75 Mall Live Search
10:05 / E Premte, 26 Mars 2021 / Blerim

Ibrahimoviqi frikëson Kosovën: Unë ende mund të bëjë lëvizje të ‘ninxhas’

Zlatan Ibrahimoviqi u rikthye në Ekipin kombëtar të Suedisë në fitoren e kësaj të fundit me rezultat minimal 1 me 0 ndaj Gjeorgjisë.

Sulmuesi i AC Milanit në këtë takim bëri asistin, që solli golin e fitores të shënuar nga Claesson, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes Ibra u shpreh shumë i lumtur që është rikthyer në Ekipin kombëtar dhe paralajmëron të gjithë kundërshtarët se ende mund të bëjë stile të “ninjas”.

“Kur futem në fushë nuk mendoj se çfarë bëj. Ju e dini këtë. Unë ende mundem të bëjë lëvizje të ‘ninjas’”, ka thënë pas ndeshjes sulmuesi suedez.

Kujtojmë se kundërshtari i ardhshëm i Suedisë do të jetë Kosova. Ndeshja midis suedezëve dhe “Dardanëve”, do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë./IndeksOnline/