Ibrahimovic: Isha i uritur për fitore!

Zlatan Ibrahimovic, mbrëmë e tregoi fuqinë e tij ndaj Interit, ku me dy gola vendosi fatin e derbit “Della Madonnina” në 2:1.
Edhe pse sa kishte kaluar Covid-19, 39 vjeçari dukej në formë fantastike, shkruan IndeksOnline
Ai pas ndeshjes u shpreh i lumutr për golat që shënoi, madje thotë se mbyllja për dy javë shkaku i pandemisë e bëri atë të uritur për fitore.
“Milani nuk e kishte fituar derbin për katër vjet, unë isha i bllokuar në shtëpi për dy javë, kështu që isha i uritur dhe kjo u tregua,” tha Ibrahimovic për Sky Sport Italia.
“Kam humbur pak sensin e shijes, por kisha një shtupë çdo tre ditë dhe askush nuk do të më ndalonte të luaja derbi.”
“Unë jam i zhgënjyer që penalltia u humb, por e rëndësishme është që ekipi fitoi. Unë jam më i moshuari në skuadër, ndiej shumë përgjegjësi dhe më pëlqen kjo ndjenjë, pasi të gjithë ndjekin shembullin tim dhe janë të uritur për të fituar”, tha Ibra.