75 Mall Live Search
11:36 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ibrahimovic: Jam i lumtur për Modricin, është pjesë e gjakut tim

Luka Modric e theu monopolin e mbajtur nga Ronaldo dhe Messi për cmime individuale në vitin 2018, dhe kjo e ka bërë të lumtur Ibrahomovicin.

Futbollisti i LA Galaxy ka thënë se është i kënaqur dhe njëkohësisht i surprizuar me çmimet e Luka Modric në vitin 2018, transmeton IndeksOnline.

Luka Modric fitoi Topin e Artë dhe poashtu u shpall Lojtari i Vitit nga UEFA.

“Unë mendoj se [Modric] është një nga mesfushorët më të kompletuar në botë,” tha Ibrahimoviç për DAZN. “Ai ka një ritëm fantastik, ai ka një vizion për ndeshjen që është e mahnitshme”.

“Unë luajta kundër tij në një moshë të re, kur ai ishte një lojtar i ri. Tani ai është një lojtar me përvojë dhe jam i lumtur që fitoi Topin e Artë, lojtari më i mirë i FIFA-s në Kupën e Botës. Nuk ndodh shpesh që një mesfushor që luan në atë pozitë t’i fitoj ato cmime. Zakonisht shkon për sulmuesit apo dikush që ka qenë “wow” ” deklaron Ibra.

Ibrahimoviç kishte gjithashtu një arsye tjetër personale përse ishte i kënaqur që Modric fitoi çmimin.

“Nëna ime ishte është nga Koracia, ai është nga Kroacia, kështu që unë jam i lumtur, është pjesë e gjakut” . /IndeksOnline/