75 Mall Live Search
21:35 / E Premte, 08 Maj 2020 / indeksADMonline

Ibrahimovic ka vendosur të kthehet në Itali

Zlatan Ibrahimovic do të kthehet ditën e hënë në Itali. Pas bisedimeve me drejtuesit e klubit kuqezi,  suedezi ka vendosur që të pronotojë një biletë nga Stokholmi për në Milano.

Mirëpo, përpara daljes në stërvitje me klubin e Milanit, Ibra do të duhet që të qëndrojë për 14 ditë në karantinë.

” Ibrahimovic dëshiron të kthehet të luaj,  “tha Paolo Scaroni, president i Milanit.

Kujtojmë që Ibrahimovic kishte udhëtuar drejt Suedisë së bashku me familjen që pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit në Itali.