Ibrahimoviç kishte bërë një gjest të veçantë për ta mirëpritur Lukakun te Manchester Unitedi

Zlatan Ibrahimoviç dhe Romelu Lukaku ishin në qendër të vëmendjes në ndeshjen e së martës në derbin italian Inter-Milan.
Në çerekfinale të Kupës së Italisë, Lukaku dhe Ibra patën një sherr të vogël. Ata përdoren edhe fjalë banale gjatë asaj mini-përleshje, shkruan IndeksOnline.
Por, dyshja kishte luajtur së bashku dikur. Madje, Ibra për ta pritur atë te ‘Djajtë e Kuq’ kishte bërë një gjest të veçantë.
Sulmuesi suedez ia kishte lënë numrin 9-të Lukakus te Manchester Unitedi, vetëm që sulmuesi belg të ndjehet i mirëpritur atje.
Ibra la numrin 9-të Lukakus, por për vete mori numrin 10-të.

39-vjeçari shënoi 17 gola në ligë në sezonin e tij të parë në Premierligë.
Lukaku mbajti fanellën me numër nëntë për dy sezonet e ardhshme, duke shënuar 42 gola në 96 paraqitje në të gjitha garat.

Fanellën me numër 9-të te Manchester Unitedi tani e ka Marcus Rashford./IndeksOnline/