Ibrahimovic largohet nga Milan, i bashkohet kësaj skuadre

Aventurës së Zlatan Ibrahimovic te skuadra e Milanit i ka ardhur fundi.
Me shumë gjasa, sulmuesi do ta vijojë karrierën e tij futbollistike te Hammarby në Suedi, skuadër tek e cila u stërvit gjatë izolimit.
Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, sulmuesi suedez nuk është pjesë e projektit të ri dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet. Gjithashtu edhe përplasjet midis tij dhe Ivan Gazidis është një prej arsyeve të këtij vendimi.
Nuk përjashtohet mundësia të qëndroj në Europë, por nuk ka gjasa që ai të mbetet në Itali. Kthimi në Suedi te Hammarby, duket më i mundshëm, një klub ku së fundmi, Ibra ka blerë 25% të aksioneve .