14:17 / E Enjte, 02 Janar 2020 / indeksADMonline

Ibrahimovic mbërrin në Milano: Kjo është shtëpia ime

Pritja përfundoi. Zlatan Ibrahimovic mbërriti mëngjesin e sotëm (2 janar) në Milano, gati për të firmosur kontratën me kuqezinjtë.

Një pritje spektakolare u organizua nga tifozë të shumtë të cilët u mblodhën në aeroport.

Ai u shoqërua nga një tjetër legjendë e Milanit, Boban.

“Jam shumë i lumtur për rikthimin këtu. Është një emocion i madh për mua. Unë gjithmonë kam thënë që kjo është shtëpia ime” – shkruan Zlatan në rrjete sociale.

Suedezi do të kryejë sot testet mjekësore dhe do të firmosë kontratën ndërsa ditën e nesërme ai do të jetë gati për prezantimin.

Ibra ka rënë dakord me klubin italian për transfertën e tij për 6 muaj por me opsionin e rinovimit edhe për 1 vit tjetër.