18:13 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ibrahimovic më i dobët se gruaja e Rooney [Foto]

Me topin në këmbë mund të bëjë gjithçka, por në pistën e bowling jo.

Zlatan Ibrahimovic është më i dobët se gruaja e Wayne Rooney, Coleen, kur vjen puna për bowling.

Kjo është zbuluar nga postimi në Instagram nga një prej grave të lojtarëve të Manchester United.

Në pistën e bowling All Star Lane në Mançester, Coleen arriti të grumbullonte 113 pikë, ndërsa Ibrahimovic vetëm 108.

Camille Schneiderlin, gruaja e ish-lojtarit të United Morgan Schneiderlin, ka postuar në Insta Story këtë foto të vendit.

Aty mund të duken edhe pikët e grumbulluara nga profesionistë të ndryshëm, që kanë shtyrë golat e mëdha në pistë për të rrëzuar sa më shumë birila.