75 Mall Live Search
16:14 / E Enjte, 03 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Ibrahimovic: Mos e krahasoni Mbapen me Zidane, e quan fëmijë

Zlatan Ibrahimoviç njihet si një nga futbollistët më të mirë në vitet e fundit, por që shpesh bënë edhe disa deklarate interesante.

Sulmuesi suedez së fundi ka komentuar për futbollistin e PSG-së, Kylian Mbappe, transmeton IndeksOnline.

Ibra ka thënë se nuk Mbappe nuk mund të krahasohet me legjendën franceze, Zinedine Zidane.

“Mbappe, si person nuk e njoh shumë mirë. Si lojtar, ai është fantastik. Por
kur humbet disiplinën, humbet identitetin tënd. Ka një arsye pse Zidane është Zidane. Mbappe dëshiron ta imitojë atë? Nëse e do këtë le të përparojë, të mos jetë i kënaqu”, ka thënë Ibrahimoviç.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe vendimin e francezit ku vendosi të qëndroj në PSG, ku për një moment e ka quajtur Mbappen edhe fëmijë.

”Ai bëri zgjedhjen e duhur për PSG, jo për veten e tij. Mbappe e vuri veten në një situatë ku është më i rëndësishëm se klubi. Dhe klubi i dha atij çelësat për këtë. Sigurisht, nuk mund të jesh kurrë më i madh se një klub. Kur një fëmijë bëhet ifortë, ai mund të fitojë lehtësisht para”, shtoi Ibra./IndeksOnline/