75 Mall Live Search
21:06 / E Premte, 26 Mars 2021 / Blerim

Ibrahimovic mund të vendos një rekord të madh me Suedinë në rast se i shënon Kosovës

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic u rikthye në Kombëtaren e Suedisë pas një mungese disa vjeçare.

Me paraqitjen e mbrëmshme ndaj Gjeorgjisë, Ibra u bë futbollisti më i vjetër që u paraqit për ekipin kombëtar të Suedisë si 39 vjeçar, shkruan IndeksOnline

Thomas Ravelli vendosi rekordin e mëparshëm kur ishte 38 vjeç, i cili edhe e përfundoi karrierën e tij me kombëtaren kundër Estonisë në Rasunda në 1997.

Kujtojmë se të dielën Ibra bashkë me Suedinë “zbarkojnë” në “Fadil Vokrri” për t’u përballur me Kosovën me fillim nga ora 20:45.