Ibrahimovic ngacmon përsëri Interin, ky është postimi i tij

Milani mbrëmë fitoi derbin e zjarrtë të qytetit.
Rosonerët mposhtën Interin si mysafir me rezultat 1-2, shkruan Indeksonline.
Të dy golat për kuqezinjtë i shënoi Zllatan Ibrahimovic derisa për zikaltërit shënoi Lukaku.
Sulmuesi suedez nuk është ndalur duke e ngacmuar kundërshtarin e një gjë të tillë e ka bërë edhe sot.
“Milano kurrë nuk kishte një mbret, ata kanë një Zot”, ka shkruar Ibrahimovic në rrjetet sociale.
Ibra në dy derbit e fundit ka shënuar katër gola. /IndeksOnline/