75 Mall Live Search
18:23 / E Diele, 23 Gusht 2020 / C E

Ibrahimovic nuk e ka gati marrëveshjen, nesër nuk stërvitet me Milanin

Zllatan Ibrahimovic dhe Milani ende nuk kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës edhe për një vit.

Ylli suedez dhe klubi kuq e zi janë duke negociuar për të gjetur një gjuhë të përbashkët por duket se ka një dallim mes ofertës dhe kërkesës së pagës, shkruan Indeksonline.

Milani nesër fillon stërvitjet para sezonale dhe duket se Ibrahimovic nuk do të marr pjesë.

Sipas Di Marzios, Ibra nuk do të stërvis me Milanin derisa të nënshkruaj kontratën.

Sulmuesi shtatlartë iu bashkua Milanit gjatë janarit duke e bërë një ndryshim të madh në lojën e tyre që deri atëherë ishin në krizë të madhe rezultatesh. /IndeksOnline/