75 Mall Live Search
22:58 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / Blerim

Ibrahimovic ofendohet rëndë në Beograd, ia shajnë nënën, e quajnë mysliman!

Sot, skuadra e Milanit ka barazuar në udhëtim ndaj ekipit serb, Crvena Zvezda në 1/16 e finales në Evropa Ligë.

Ky takim u mbyll në 2:2, në një ndeshje që ngjalli shumë polemika dhe si gjithmonë nuk u la anasha pa u përmendur edhe shteti i Kosovës, shkruan IndeksOnline

Tifozët serb në tribuna, kishin shfaqur një baner ku shkruante: “Mbeshtetni popullin serb në Kosovë e Metohijë”.

Përveç kësaj, disa të pranishëm në stadium e që ishin afër sulmuesit suedez e që ky i fundit ishte rezervistë, e ofenduan dhe e shanë atë me nënë.

“Ti qelb **, qelb * musliman, të fu ** në gojën tënde”, dëgjohet t’i thoshte dikush Ibrahimovicit.

Por, Zlatan Ibrahimovic vendosi te mos reagoi fare.

VIDEO