75 Mall Live Search
12:50 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Ibrahimovic planifikon ndërprerjen e parakohshme të kontratës me Milanin

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic është përfolur se po e mendon që kontratën e tij ta përfundoj më herët.

Sipas raportimeve, sulmuesi 38 vjeçar po stërvitet me skuadrën e tij vendase, Hammarby dhe po pret që t’i konfirmohet data e rikthimit në stërvije me klubin Italian, transmeton IndeksOnline.

Mirëpo po ashtu Ibrahimovic po e mendon ndërprerjen e kontratës.

Ibrahimovic u transferuar te skuadra italiane gjatë afatit të janarit, ku që nga atëherë ka bërë 10 paraqitje në gjitha garat.

Po ashtu ka arritur të shënoj 4 gola dhe ka siguruar një asistim./IndeksOnline/.