Ibrahimovic shënoi golin me tojat e këpucëve të zgjidhura

Zllatan Ibrahimovic shënoi golin e dytë në fitoren e Milanit 2-0 ndaj Lazios në San Siro në kuadër të javës së tretë të Serie A.
Suedezi hyri si zëvendësues dhe realizoi pas një asistimi të Rebic.
Derisa aksioni po niste, Ibra ishte duke i lidhur këpucët, shkruan Indeksonline.
Ai nuk vazhdoi t’i lidhte por ashtu me tojat zgjidhur vrapoi dhe shënoi golin.
Ibra vazhdon të shënoj edhe pse për pak javë do të mbush 40 vjeç. /IndeksOnline/
Bahahaha il était en train de faire ses lacets je suis mort quel ROI 😭 #MilanLazio pic.twitter.com/Q50qTMU57W
— M|Miotto (@Maxmiotto_) September 12, 2021