22:44 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Ibrahimovic sulmon Ronaldon: Ai flet gjepura, s’është sfidë të shkosh te një ekip që e fiton çdo vit ligën

Zlatan Ibrahimovic njihet si një lojtar i guximshëm i cili nuk nguron asnjëherë të thotë atë që ka në mendje.

Ai aktualisht luan shumë larg Europës, pikërisht në MLS amerikane te LA Galaxy.

Gjatë një interviste, ish-lojtari i Juventus, Inter, Manchester United dhe shumë skuadrave të tjera, ka dhënë mendimin e tij për Cristiano Ronaldo-n dhe transferimin e tij tek Juventus.

Cristiano flet për sfida të reja, ai e quan sfidë të shkojë te një ekip që ka vite që fiton Serie A.

“Meqë do sfida, përse nuk shkon në një ekip të kategorisë së dytë, të bëhesh kampion dhe ta ngjisësh në kategorinë e parë.

“Ato që thotë ai janë gjepura, të shkosh tek Juventus nuk është sfidë.” /IndeksOnline/