75 Mall Live Search
12:35 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ibrahimoviqi te Milani punë e kryer, të hënën nis stërvitjet

Milani po kalon në krizë të madhe, sidomos në repartin e sulmit ku në 17 ndeshjet e para ka shënuar vetëm 16 gola.

Shpëtimtari i këtij sezoni po pretendohet të jetë Zlatan Ibrahimoviq, që shumë shpejt pritet të rikthehet në San Siro.

Sipas “La Republica”-s, gjiganti suedez do të nisë stërvitjen me Stefano Piolin të hënën dhe mund të jetë gati për çdo ndeshje pas 1 janarit.

Ibrahimoviqi, do të nënshkruajë me Milanin një kontratë gjashtëmujore me të drejtë zgjatjeje për një vit tjetër, që do të varët nga forma e tij.

Zllatani ka veshur ngjyrat e kuqezinjve për dy sezone (2010-2012) dhe së fundmi e përshkroi Milanin si “shtëpinë e tij të dytë”. /IndeksOnline/