75 Mall Live Search
15:48 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ibrahimovic te Tottenham? Mourinho tregon shkurt dhe qartë

Me ardhjen e Mourinhos në krye të Tottenham, është përmendur se mund t’i bashkohet edhe Zlatan Ibrahimovic.

Por tekniku portugez ka thënë se nuk ka nevojë për një sulmues tjetër pasi në skuadër ka “bomberin” më të mirë anglez.

Kam një lidhje të veçantë me Ibran, është një njeri i mrekullueshëm, por do të thosha që nuk ka shanse të ndodhë një kalim i tij te Tottenham. Ne kemi sulmuesin më të mirë në Angli. Do të ishte e pakuptimtë të firmosnim me një sulmues tjetër, kur kemi Harry Kane në ekip”, ka thënë Mourinho.

Ish-trajneri i Realit, Chelseas dhe Manchesterit ka debutuar me fitore në krye të Tottenhamit, pasi e mposhti West Hamin me rezultat 2-3. /IndeksOnline/