08:42 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ibrahimovic zbulon formacionin ideal, tregohet ‘pak’ arrogant

Zllatan Ibrahimovic ka bërë përzgjedhjen e formacionit ideal.

Ylli suedez ka përfshirë veten në 11 pozicionet e lojës, duke mos lënë vend për as një shokë, shkruan Indeksonline.

“Ekipi im i preferuar i të gjitha kohërave. Unë duhet të vendos vetëm trajnerin. Ndoshta do të jetë Zlatan”, ka shkruar Ibra.

Ibrahimovic ka karrierë të pasur në futboll, ku ka qenë pjesë e skuadrave të mëdha si Juventus, Inter, Barca, Milan, PSG e Manchester United. /IndeksOnline/