Ibrahimoviqi i Kosovës mund të mbetet te Heidenheimi, skuadra gjermane e do kartonin e plotë
Futbollisti shqiptar, Arijon Ibrahimoviq, mund të transferohet te Heidenheimi gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Ibrahimoviq është huazuar nga Bayern Muncheni te skuadra tjetër gjermane, kjo e fundit tashmë e do kartonin e plotë të futbollistit, shkruan Indeksonline
19-vjeçari ka luajtuar shtatë ndeshje me Heidenheimin në Bundesliga dhe i ka impresionuar të gjithë atje.
Kujtojmë se futbollisti po kërkohet me ngulm edhe nga Federata e Futbollit e Kosovës, por ende nuk ka një përgjigje definitive nga ai. Kujtojmë se Arijoni luan te Gjermania U21./Indeksonline/
Heidenheim deshiron transferimin e perhershem të Arijon Ibrahimovic. Priten bisedime me Bayern Munich pasi huazimi aktual nuk ka opsion blerje – kontrata e sulmusit me Bayern Munich skadon në veren e 2027
— AlbanianScout (@albanianscout) October 24, 2025
©️ @Plettigoal pic.twitter.com/zRRyN4fkXh

