75 Mall Live Search
17:39 / E Shtunë, 11 Janar 2025 / G T

Ibrahimovici shqiptar po shkon te Lazio, afër marrëveshja

Futbollisti shqiptar, Arijon Ibrahimovic është afër largimit nga Bayern Munchen gjatë afatit kalimtar të janarit.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Ibrahimovic tashmë është shumë pranë kalimit në Serie A, te Lazio, shkruan Indeksonlinie

Lazio do ta huazuaj futbollistin shqiptar deri në fund të sezonit, por që ka të drejt blerje për 8 apo 10 milionë euro.

Dhe në rast se vendos për ta blerë, atëherë Ibrahimovic do të nënshkruaj kontratë tri vjeçare.

Kujtojmë që Arijoni e njeh mirë elitën e futbollit italian, pasi sezonin e kaluar ishte i huazuar te Frosinone./Indeksonline/