Ibrahimovici shqiptar shënon gol me fanellën e Bayern Munchen

Skuadra e Bayern Munchen ka shënuar fitore në miqësoren e parë të drejtuar nga trajneri i ri, Vincent Kompany.
Bavarezët fituan me rezultatin e thellë, 14-1 ndaj kundërshtarit gjerman, Rottach-Egern.
Gol në këtë ndeshje shënoi edhe mesfushori shqiptar, Arijon Ibrahimovic.
Ibrahimovic realizoi një gol të bukur në minutën e 54’të për rezultatin 8:1.
Miqësoren e radhës Bayern Munchen e zhvillon pas katër ditësh ndaj Duren.