18:21 / E Martë, 02 Mars 2021 / A. A

Ibrahimoviq ‘godet’ LeBron Jamesin, “Sportistët e bashkojnë botën, politika e ndan”

Zlatan Ibrahimoviq nuk po tërhiqet nga kritikat e tij ndaj Lebron James – duke përforcuar bindjen e tij se sportistët duhet të qëndrojnë larg politikës.

“Atletët bashkojnë botën, politika e ndan atë,” tha super ylli i futbollit në një konferencë shtypi të martën në mëngjes. Roli ynë është të bashkojmë botën duke bërë atë që bëjmë më mirë”

“Atletët duhet të jenë atletë dhe politikanët duhet të bëjnë politikë. LeBron është fenomenal në atë që po bën, por nuk më pëlqen kur njerëzit kanë një lloj statusi, ata shkojnë dhe bëjnë politikë në të njëjtën kohë” deklaroi Ibrahimoviq, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, James njihet si përkrahës i presidentit amerikan Joe Biden.

Vitin e kaluar, në prag të zgjedhjeve basketbollsti amerikan, publikisht bëri thirrje që të votohet Biden.

/Indeksonline/