75 Mall Live Search
10:31 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ibrahimoviq: Nëse Manchester Unitedi ka nevojë për mua, do të kthehem

Sulmuesi i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimoviq, ia ka hapur derën një rikthimi në Premier Ligë.

Suedezi është duke luajtur në Amerikë dhe beson se ende mund të luajë në Evropë, nëse i jepet mundësia.

Ish-ylli i PSG-së, tha se ka fituar 33 trofe në Evropë, mirëpo shpreson të fitojë ende me shumë, transmeton Indeksonline.

“Mund të luaj ende në Premier Ligë. Nëse Unitedi ka nevojë, jam këtu. Por jam duke luajtur për Galaxyn, ndaj me vjen keq. E kam bërë punën ne Evropë. E kam shijuar, kam fituar 33 trofe dhe shpresoj që të fitoj edhe disa të tjerë këtu. Pastaj do ta përfundoj karrierën”, deklaroi ai./Indeksonline/