75 Mall Live Search
07:57 / E Mërkurë, 15 Janar 2025 / G T

Ibrahimoviq pas kalimit në Lazio: Njoh Hysajn, kemi prejardhje nga i njëjti vend

Futbollisti shqiptar, Arijon Ibrahimoviq u largua nga Bayern Muncheni dhe u transferua në formë huazimi te skuadra nga Italia, Lazio.

Gjatë intervistës së parë për faqen zyrtare të klubit nga Serie A, Ibrahimoviq shqiptar tha se njeh disa lojtarë, veçanërisht Elseid Hysajn, shkruan Indeksonline

“Kam njohur disa nga lojtarët e Lazios, veçanërisht Elseid Hysajn, për shkak të prejardhjes sonë të përbashkët”, u shpreh Ibrahimoviq.

Kujtojmë se Arijoni u huazua për gjashtë muaj te Lazio, por kjo e fundit ka të drejt të blejë kartonin e plotë në fund të sezonit për 8 apo 10 milionë euro.

Ibrahimoviq e njeh shumë mirë ligën italiane, pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e Frosinones./Indeksonline/