Ibrahimoviq poston një foto me gjyshin: Kam rrënjë ballkanike

Superylli i futbollit, Zlatan Ibrahimoviq ka publikuar një fotografi nga fëmijëria e tij. Ibra shihet në foto kur ishte fëmijë bashkë me gjyshin e tij.
“Rrënjët ballkanike”, është përshkrimi i Ibrës në foton me gjyshin.
Sulmuesi i Milanit është i lindur në vitin 1981 në Malmo të Suedisë.
Babai i tij është Šefik Ibrahimović nga Bijeljina (BiH), ndërsa nëna e tij është Jurka nga fshati Prkos (Kroaci)./Indeksonline/
