Ibrahimoviq si gjithmonë i njëjti, ia bën “bajat” gazetarit

Pasi nënshkroi kontratën e tij për Milanin dje, klubi priti në mëngjes një konferencë për shtyp për Zlatan Ibrahimovic në Casa Milan.
38-vjeçari tregoi se ai është akoma i shpejtë për t’u përgjigjur, duke korrigjuar gazetarin Tiziano Crudeli i cili kishte numrat e gabuar.
Siç shihet në videon më poshtë, gazetari përmendi se Ibrahimoviç kishte shënuar 373 gola në karrierën e tij. Sulmuesi, natyrisht, shpejt u përgjigj pasi është larg nga statistikat aktuale.
“Jo. E keni fjalën vetëm në Itali? Unë kam shënuar më shumë se 500” – u shpreh Ibra.
Boban dhe Maldini të dy shpërthejnë në të qeshura./Indeksonline/