75 Mall Live Search
07:57 / E Premte, 07 Mars 2025 / G T

Ibrahimoviq zgjedh legjendën shqiptare si drejtor te Milani?

Skuadra e AC Milanit është në kërkim të një drejtori të ri sportiv.

Siç raporton “Telesport”, legjenda e futbollit suedez, Zlatan Ibrahimoviq ka zgjedhur tashmë një drejtor të ri, shkruan Indeksonline

Ibra ia ka besuar punën e drejtorit legjendës së futbollit shqiptar, Igli Tare.

Tare ka qenë papunë që nga largimi prej Lazios. Kurse tani i është besuar përvoja e tij nga klubi i madh, Milan.

Pikërisht ish-sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq është ai që ka vendosur për një gjë të tillë. Edhe pse ende nuk është zyrtare, Tare është favoriti kryesor për ta marrë punën.

Igli Tare me Lazion ka pasur sukses të jashtëzakonshëm në rolin e drejtorit. Madje ai kishte fituar disa çmime si më i miri në Serien A./Indeksonline/