75 Mall Live Search
13:49 / E Enjte, 13 Qershor 2024 / G T

Ibrahimoviqi gëzon tifozët e Milanit, kjo treshe mbetët në “San Siro”

Skuadra e AC Milan sot gjatë ditës prezantoi trajnerin e ri, Fonseca – i cili largohet nga Lille.

Zlatan Ibrahimovic, i cili është pjesë në bordin e “Kuqezinjëve” jep një lajm të madh për tifozët e këtij klubi italian, shkruan Indeksonline

Ibra thotë se tre yje do të qëndrojnë në skuadrën e Milanit. Bëhet fjalë për: Mike Maignan, Theo Hernandez dhe Rafa Leao.

“Kjo treshe do të qëndroj. Ata kanë kontratë, janë të lumtur këtu. Ne s’duhet të largojmë lojtarë për të blerë lojtarë”, u shpreh Zlatan Ibrahimovic.

Kujtojmë që Milani tashmë i ka siguruar shërbimet e sulmuesit holandez, Zirkzee.

“Më pëlqen shumë ai, është lojtar i madh me potencial”, vazhdoi tutje legjenda suedeze./Indeksonline/